fbpx
Vizitë studimore nga stafi i Universitetit “Haxhi Zeka” në Regent’s University London

Vizitë studimore nga stafi i Universitetit “Haxhi Zeka” në Regent’s University London

Në kuadër të projektit Erasmus+ ENEMLOS, personeli i Universitetit “Haxhi Zeka” merr pjesë në vizitë studimore në Regent’s University London në Londër, Mbretëria e Bashkuar, nga data 7 deri më 11 qershor 2022.

Pjesëmarrës në këtë vizitë janë Universiteti “Haxhi Zeka”, Universiteti i Prishtinës, Universiteti Kadri Zeka, Unversiteti i Malit të Zi dhe ODA e avokatëve të Kosovës. Përfaqësues të UHZ-së janë personeli akademik nga Fakulteti Juridik, dekani prof.dr. Avdullah Robaj, prof.asoc.dr. Sabiha Shala, prof.ass.dr. Ardrit Gashi, prof.ass.dr. Petrit Nimani dhe koordinatorja për kërkime shkencore, prof.ass.dr. Suada Ajdarpašić.

E pasuruar me shumë aktivitete si seminare dhe punëtori, vizita studimore ka për qëllim shkëmbimin e praktikave ligjore, përvojave dhe ideve lidhur me klinikat ligjore. Po ashtu, gjatë kësaj vizite koordinatorja për kërkime shkencore ka realizuar takimin me zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar, ku është diskutuar për mundësinë e lidhjes së marrëveshjes së bashkëpunimit në fushat e interesit për të dy institucionet.

Rëndësia e kësaj vizite studimore qëndron në mbështetjen e fakulteteve juridike të universiteteve të lartcekura në krijimin dhe funksionalizimin e klinikave Juridike Reale, si dhe krijimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe ndërtimin e raporteve bashkëpunuese.

Translate »