fbpx
Vazhdon bashkëpunimi në mes UHZ dhe Universitetit të Evropës Juglindore, nga Maqedonia Veriore

Vazhdon bashkëpunimi në mes UHZ dhe Universitetit të Evropës Juglindore, nga Maqedonia Veriore

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi, së bashku me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, prof.dr. Edmond Beqiri, sot u priten në Shkup nga  Rektori i UEJL, Akademik prof.dr. Abdylmenaf Bexheti, prorektorja prof.dr. Besa Arifi dhe prof.dr. Veland Ramadani.

Gjatë takimit u organizua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes dy institucioneve, duke përfshirë këtu: shkëmbimin e stafit, hapjen e mundësisë për mentorimet e përbashkëta te doktoratave, projektet e përbashkëta të mobilitetit të studentëve, vazhdimit te studimeve doktorale dhe shumë aktivitete tjera të përbashkëta.

Në ceremoni morri pjesë edhe Drejtori i shërbimeve publike në UHZ, Msc Sami Gjuka.

Vlen të potencohet se UEJL me të cilën u nënshkrua marrëveshja, është e ranguar lartë nga Agjencia për rangim e Maqedonisë Veriore.

Translate »