fbpx
Urimi i rektorit për Ditën e Mësuesit

Urimi i rektorit për Ditën e Mësuesit

Dita e sotme, 7 marsi është një ditë e shënuar në kalendarin e arsimit dhe shkollës shqipe. Ne ndjehemi krenarë për historinë e shkollës shqipe, por mbi të gjitha jemi krenarë për punën e bërë ndër breza në institucionin tonë të arsimit të lartë, Universitetin “Haxhi Zeka”.

Shfrytëzoj rastin, t’ju uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, të gjithë kolegëve, të gjithë personelit akademik të UHZ-së, si dhe të gjithë pedagogëve, me uratën që vitet e ardhshme kjo festë të na gjejë me rezultate dhe suksese edhe më të mëdha në fushën e arsimit të të gjitha niveleve.

Translate »