fbpx
Profilizimi i studimeve të larta – temë diskutimi në takimin e konferencës së rektorëve

Profilizimi i studimeve të larta – temë diskutimi në takimin e konferencës së rektorëve

Sot, më 04 mars 2022 është mbajtur mbledhja e radhës e konferencës së rektorëve të universiteteve publike për të diskutuar çështjen e profilizimit të universiteteve të Republikës së Kosovës. Temë e diskutimit në konferencë ishte “Universitetet publike dhe profilizimi i studimeve të larta”, e cila mblodhi të gjithë rektorët e universiteteve, zëvendës ministrin e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, Dukagjin Pupovci, drejtorin e Agjencisë së Akreditimit, Naim Gashi si dhe prorektorë dhe dekanë.  

Panelistë në konferencë ishin: Zt. Naim Gashi, drejtor i AKA-s, rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi dhe rektori i USHAF, prof.dr. Agron Bajraktari.

Rektori i UHZ-së Krasniqi, prezantoj idenë e tij mbi profilizimin të përmbledhur me temën: “Filozofia dhe Strategjia e Profilizimit të Universiteteve Publike – Këndvështrimi i Universitetit Haxhi Zeka”. Objektiv kryesor i menaxhmentit të UHZ-së, tanimë është pikërisht profilizimi, i cili përfshin reformë dhe ndryshim rrënjësor të secilit proces akademik dhe administrativ të UHZ-së, gjithnjë në funksion të një perspektive më të mirë për gjeneratat e reja.   

Translate »