fbpx
Urime dita ndrëkombëtare e studentëve

Urime dita ndrëkombëtare e studentëve

Të dashur studentë të Universitetit “Haxhi Zeka”në Pejë (UHZ),

Urime në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve! Kjo ditë përkujton përvjetorin e sulmit nazist të vitit 1939 në Universitetin e Pragës, pas demonstratave kundër pushtimit gjerman të Çekosllovakisë. Nazistët mblodhën studentët, vranë nëntë udhëheqës të tyre dhe dërguan mbi 1200 të tjerë në kampet përqendrimi. Më pas mbyllën të gjitha universitetet dhe kolegjet çeke.

Në këtë ditë të veçantë, menaxhmenti i UHZ-së dërgon urime të përzemërta për të gjithë ju, studentë të dashur. Ky është një moment shumë i veçantë për të festuar përpjekjet tuaja të palodhura, sukseset e arritura dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm në rrugën e dijes. UHZ, përtej rolit arsimor, është një ambient frymëzues dhe nxitës i shkëmbimit të ideve dhe kreativitetit, duke u përpjekur çdo herë ta ketë studentin në qendër dhe në zemër.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Studentëve, ju inkurajojmë të vazhdoni rrugën tuaj me përkushtim. Këtu, në UHZ, ne besojmë në aftësitë tuaja për të ndikuar në shoqëri dhe për të krijuar ndryshime pozitive.

Kujtoni! Dija është një udhëkryq i pafund midis njohurisë së fituar dhe asaj që ju ende do të mësoni. Le të vazhdojmë së bashku, duke ndriçuar rrugën e arsimit me ndjeshmërinë tuaj dhe vullnetin për të kontribuar në zhvillimin e diturisë.

Në emër të gjithë menaxhmentit dhe personelit të UHZ, ju urojmë Ditën Ndërkombëtare të Studentëve.

Gëzuar!

Translate »