fbpx
Trajnim për Lidership dhe Ciceron Turisitik nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare

Trajnim për Lidership dhe Ciceron Turisitik nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare

Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare (IKSN), në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillimin e Karrierës për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ), do të mbajë trajnime në fushën e lidershipit dhe ciceronëve turistik.

Trajnimi për Lidership do të mbahet më datë 30 nëntor, në koordinim edhe me Parlamentin e Studentëve. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve udhëheqëse dhe menaxheriale dhe përfshin tema si: stilet e lidershipit, lidershipi dhe tipet e personalitetit, vizioni, negociata, vendimarrja, etj.

Ndërsa Trajnimi për Ciceron Turistik i dedikohet kryesisht studentëve të Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, por nuk kufizohet dhe do të mbahet në datat 5 dhe 6 dhjetor. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve bazë të studentëve në fushën e turizmit dhe udhëheqjes së grupeve të turistëve, duke përfshirë tema si: menaxhimi i turit, aktivitete interpretuese, ndërtimi i raportit, lidershipi, profesionalizmi, etj.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar dhe të interesuarit mund të lajmërohen në zyrën e karrierës së UHZ-së, ose përmes mobiljeve në numrin 045-712-712 dhe emailit: [email protected] dhe [email protected].

Ky trajnim financohet nga kompania “I GROW GROUP SH.P.K” nga Peja.

Translate »