fbpx
Urime Dita e Pavarësisë

Fjala e rektorit

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të menaxhmentit të Universitetit Haxhi Zeka, t’ju uroj sinqerisht ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës të gjithëve studentëve, personelit të universitetit, si dhe të gjithë qytetarëve të Pejës dhe të vendit në përgjithësi.

14 vjet më parë, më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës vulosi të ardhmen e saj, duke e përmbyllur një rrugë të gjatë e me plotë sakrifica të brezave të tërë për liri dhe pavarësi. Pavarësia e Kosovës ndodhi vetëm 9 vjet pas intervenimit ushtarak të vendeve demokratike të NATO-s që hapi edhe rrugën për
adresimin e statusit përfundimtar, të pavarësisë së vendit tonë.
Sot, në këtë përvjetor për shtetin e Kosovës, kujtojmë historinë tonë të hidhur, por me përulje e krenari edhe nderojmë luftën tonë të drejtë për liri. Gjithashtu, shprehim respekt dhe lavd për të gjithë ata që bënë kthesën historike për të ardhmen evropiane të shtetin tonë. Në këtë ditë të shënuar, uroj të lartësojmë punën dhe sakrificën e atyre që dhanë shumë për Kosovën, si dhe të bashkuar e me një mendje të punojmë fort për shtetin tonë, të bazuar para së gjithash në arsimim cilësor e me perspektivë për të rinjtë tanë.

Gëzuar, shëndet dhe suksese!
I juaji, prof.dr. Armand Krasniqi
Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, Pejë

Please follow and like us:
ShqipBosanskiEnglish