fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” priti sot komisionin parlamentar të Republikës së Kosovës

Universiteti “Haxhi Zeka” priti sot komisionin parlamentar të Republikës së Kosovës

Universiteti “Haxhi Zeka” priti sot komisionin parlamentar të Republikës së Kosovës
Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” prezentuan para komisionit parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport, punën dhe të dhënat lidhur me buxhetin, programet e studimit, infrastrukturën, planin e ardhshëm të kampusit universitar, projektet ndërkombëtare, në veçanti projektin për strategji të cilësisë. Menaxhmenti po ashtu informojë komisionin për rregulloret dhe infrastrukturën ligjore të cilat janë në harmoni me ligjet e Republikës së Kosovës.
Komisioni falënderoj menaxhmentin për të informimin dhe të dhënat e prezantuara, përgëzoj për punën e bërë dhe kërkoj që në të ardhmen të jenë edhe më të pranishëm në ndryshimet e ardhshme ligjore dhe kërkuan të dërgojnë ekspert nga UHZ-ja, për të plotësuar dhe ndihmuar në ligjin për Arsimin e Lartë, ligjin për akademinë e shkencave dhe arteve, e po ashtu edhe për ligjin për inspektoratin e arsimit. Menaxhmenti i UHZ-së tregojë gatishmëri për bashkëpunim dhe falënderojë shumë komisionin për vizitën dhe interesimin rreth funksionimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Komisioni parlamentar po ashtu u takua edhe me studentët dhe bashkëbiseduan për kushtet që ofron UHZ. Ata vizituan edhe hapësirat tjera të kampusit universitar.

    

 

Translate »