fbpx
U mbajt takimi i parë për themelimin e bordit industrial

U mbajt takimi i parë për themelimin e bordit industrial

U mbajt takimi i parë për themelimin e bordit industrial

Gjatë takimit u diskutua rregullorja për themelimin dhe parimet e funksionimit të Trupit Këshillëdhënës në Njësitë Akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Ky është takimi i parë për themelimin e bordit industrial i cili do jetë këshillëdhënës dhe do të jetë në koordinim me njësitë akademike sa i përket kërkesave të tregut të punës. Projekti EYE ”Rritja e Punësimit për të Rinj”, lehtëson përmirësimin e kushteve të tregut të punës për të rinjtë kosovarë. Bazuar në kërkesat e sektorit privat, projekti do të punojë me shërbyesit e zhvillimit të aftësive për të ofruar trajnim dhe edukim më adekuat që do të rezultojë në më shumë mundësi për punësim. Nga ky projekt do të formohet bordi industrial nga i cili do të përfitojnë më së shumti studentët e UHZ-së. Ky projekt implementohet nga konsorciumi HSIK – HELVETAS Sëiss Intercooperation në Kosovë si udhëheqëse e konsorciumit dhe MDA – Management and Development Associates si partner lokal dhe financohet nga Qeveria Zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K).
U prezantua një modeli i suksesshëm i Trupit Këshillëdhënës nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Translate »