fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Posta e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Posta e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Posta e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Menaxhmenti i Universitetit dhe ai i Postës së Kosovës nënshkruan sot marrëveshje për implementimin e politikave të përbashkëta menaxheriale, për të arritur objektivat e strategjike ndërinstitucionale. Kjo marrëveshje lehtëson sistemin e pagesave të studentëve, por edhe të pagesave të tjera të cilat ofrohen nga Posta e Kosovës, sipas tarifave të rregullatorit të “PK Sh. A”. Tarifat më këtë rast janë në favor të studentëve e po ashtu edhe të gjitha llojet e pagesave të tjera, me këtë rast do të hapet edhe një zyrë postare që të realizohen këto shërbime. “PK Sh.A” merr përsipër që për nevoja të Universitetit ”Haxhi Zeka”, të ofrojë në cilësi të ekspozitave pullat postare dhe produktet tjera të filatelisë, sipas kërkesave të UHZ-së, të cilat promovojnë zhvillimin kulturor artistik dhe historik të shoqërisë së Kosovës. “PK Sh.A” do të ofrojë të gjitha shërbimet/transaksionet për stafin dhe studentët e UHZ-së, si: pagesat për regjistrimin e vitit, paraqitjen e provimeve, pagesat e diplomave dhe çdo pagesë tjetër në kuadër të UHZ-së. Posta e Kosovës sipas kërkesave të Universitetit do të ofrojë mundësi për kryerjen e praktikës për studentët, si dhe të lëshoj vërtetimin për arritjet e kandidatit dhe për kryerjen e praktikës.
Ndërsa, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në kuadër të pranimit të shërbimeve postare nga “PK Sh.A” do t´i kompensojë ato shërbime sipas tarifave që “PK Sh.A.”, i ofron për konsumatorët e saj.
Po ashtu UHZ, për nevoja të plotësimit të kushteve dhe lehtësimit të shërbimeve të nevojshme të “PK Sh.A”, sipas mundësive do të ofrojë hapësirë fizike të mjaftueshme për hapjen e një zyre postare pa kompensim, brenda kampusit ose objekteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës Sh.A., Sejdi Hoxha. Kjo marrëveshje hynë në fuqi sot dhe do të jetë në afat të pa caktuar.

Translate »