fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” pjesë e Akademisë së universiteteve të Evropës Juglindore

Universiteti “Haxhi Zeka” pjesë e Akademisë së universiteteve të Evropës Juglindore

Universiteti “Haxhi Zeka” pjesë e Akademisë së universiteteve të Evropës Juglindore

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të mëtejmë akademik, Akademia Verore e Rrjetit të Universiteteve të Evropës Juglindore zhvilloi punimet, me fokus në ndërmarrësi dhe inovacion (ish Rrjeti Resita), organizuar nga Universiteti Politehnica në Timişoara të Rumanisë.
Universiteti “Haxhi Zeka” është përfaqësuar në këtë aktivitet ndërkombëtar nga Prof.asoc.dr. Ibish Mazreku, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prof.ass.dr. Ibrahim Krasniqi, koordinator i aktiviteteve të rrjetit në UHZ.
Aktivitetet në këtë Akademi për disa ditë me radhë kishin tematika të ndryshme shkencore, në veçanti në arsyet për dështimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, si dhe planifikimin strategjik për të ardhmen e rrjetit universitar.
Në fillim të kësaj Akademie, është vendosur për ristrukturimin e rrjetit dhe riemertimin e tij, duke u fokusuar në të ardhmen në pika kyqe rreth mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, pjesëmarrjes së stafit në konferenca të përbashkëta dhe mbështetje të të gjitha palëve për programe të përbashkëta, por, këtyre pikave, i`u shtua edhe një cështje tjetër mjaft e rëndësishme, e sugjeruar nga përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” për krijimin e mundësisë së organizimit të programeve të përbashkëta studimore në të gjitha nivelet.
Nga kjo Akademi, UHZ do të përfitoi në mënyra të ndryshme, duke filluar nga pjesëmarrja në këtë rrjet të rëndësishme Univesitetesh në Evropën Juglinodre.

Translate »