fbpx
​Ceremonia e 5 vjetorit jubilar të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

​Ceremonia e 5 vjetorit jubilar të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Ceremonia e 5 vjetorit jubilar të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Universiteti “Haxhi Zeka” i themeluar në vitin 2011 nga Institucionet e Republikë s së Kosovës, festojë 5 vjetorin, së bashku me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, rektorë të universiteteve të vendit, stafin dhe studentët.

 

Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Fadil Millaku në fjalën e tij për historikun e UHZ-së, citojë kontinuitetin e ekzistimit të universitetit nga shkolla e lartë në vitin 1960, më vonë e shndërruar në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në menaxhim të Universitetit të Prishtinës dhe në vitin 2011 me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe miratim të Kuvendit të RKS, u themelua Universiteti “ Haxhi Zeka” në Pejë.

Rektori, po ashtu potencoi programet e studimit që aktualisht ka UHZ, me 5 njësi akademike dhe 18 programe studimi të akredituara nga Agjensioni i Kosovës për Akreditim, në nivelin Bachelor dhe Master.
Rektori Millaku foli edhe për të arriturat për 5 vjet, në infrastrukturë, si dhe planifikimin e kampusit të ri universitar më modern në rajon. Ai, ndër të tjera tha se të arriturat e UHZ-së , i takojnë stafit akademik, administrativ, MASHT-it, Komunës së Pejës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë ndërkombëtar.
Sipas Rektorit Millaku, menaxhmenti aktual është i përkushtuar në vazhdimësi për ngritje të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, krijimin e kushteve infrastrukturore, si dhe bashkëpunimi me tregun e punës.

Misioni i UHZ-së, është përgatitja e studentëve, të edukuar dhe profesional për të qenë konkurrent të fuqishëm në tregun e punës, veçoi Rektori Millaku.
Në fund falënderojë të pranishmit për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në ndërtimin dhe zhvillimin e UHZ-së dhe urojë stafin dhe studentët për këtë përvjetor jubilar të UHZ-së .

Fjalë rasti kishte edhe i pari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri i cili tha se 5 vjet nuk do të thonë shumë, por për një universitet në themelim do të thotë, sakrificë për të ngritur një institucion, i cili do të jetë në shërbim të vendit për të përgatitur kuadrot profesionale për zhvillim të vendit.

Muhaxheri tha se, si pushtet komunal janë marr të gjitha angazhimet për të ndihmuar dhe sipas tij, rritja e UHZ-së shihet me admirim, gjë që do të thotë edhe rritje e qytetit të Pejës, sepse sipas tij, do të jetë një promotor i zhvillimit të dijes, padyshim e gjithë kjo do të ndikojë në zhvillimin e turizmit, tregtisë dhe zhvillimi i gjithmbarshëm ekonomik për regjionin dhe me gjerë.
Kryetari urojë Rektorin, stafin dhe studentëve ju dëshirojë punë të mbarë dhe suksese.

Në këtë 5 vjetor jubilar për Universitetin “Haxhi Zeka” foli edhe Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovë s, z. Xhavit Haliti, me ç’ rast dërgojë urimet e Kryetarit të Kuvendit dhe gjithë parlamentit.
Nënkryetari Haliti, shprehi besimin e tij, se gjithë këto universitete edhe shkollimi fillor dhe i mesëm, kërkon për të gjithë ne, më shumë punë dhe përkushtim, për një impuls të ri të zhvillimit të Kosovës. Ai tha, se duhet t`i kushtojmë më shumë rëndësi cilësisë së arsimimit, për të krijuar kuadro profesionale për vendin dhe tregun e punës evropian, ku edhe synojmë të aderojmë.


Në fund të fjalës së tij, z. Haliti, urojë që Universiteti “Haxhi Zeka” të jetë shembulli i cilësisë në edukim, cilësisë në profesionalizëm dhe urojë që stafi akademik, vërtet të jetë profesionalisht i përgjegjshëm dhe profesionalisht i dëshmuar, në edukimin e brezit të cilit e kanë marrë përsipër, sipas tij, stafi akademik, ka mision për të krijuar kuadro dhe profesionist.

Translate »