fbpx
Lidhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Universitetit “Haxhi Zeka ”në Pejë.

Lidhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Universitetit “Haxhi Zeka ”në Pejë.

Lidhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Universitetit “Haxhi Zeka ”në Pejë.
Sot në Universitetin ,,Haxhi Zeka’’ në Pejë, Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku së bashku me Menaxhmentin e Universitetit, priten në takim Ministrin në detyrë Z. Ferat Shala me stafin e tij. Temë e takimit ishte bashkëpunimi në mes të dy institucioneve në veçanti mbrojtja e mjedisit dhe planifikimi hapësinor ku edhe u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.


Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë do të bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e ekoturizmit përmes:
 Bashkëpunimit në zhvillimin e moduleve dhe programeve mësimore në nivelin bachelor dhe master,
 Realizimit të punës praktike për studentët në këto module dhe programe,
 Realizimin e temave të diplomës me interes të përbashkët,
 Shkëmbimit e përvojave, praktikave të mira, ekspertëve dhe literaturës përkatëse për zhvillimin institucional, me qëllim të avansimit të politikave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor,
 Organizimin e përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme sikurse janë konferencat, trajnimet dhe projektet,
 Hartimin e programeve hulumtuese dhe kërkimore konform kërkesave dhe interesave dypalëshe,
 Përcaktimin e prioriteteve të punës sipas nevojave dhe kërkesave të të dy institucioneve,
 Organizimin e përbashkët të veprimtarive shkencore dhe profesionale si: simpoziume, seminare, konferenca, tryeza, shkolla verore, trajnim, etj.
 Ndikimi pozitiv në përafrimin e programeve të studimit me nevoja të tregut të punës.

Translate »