fbpx
Universiteti Haxhi Zeka në Pejë thellon bashkëpunimin me Agjencinë Rajonale për Zhvillim të Podravjes – Maribor/Slloveni për fuqizimin e misionit të tretë universitar

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë thellon bashkëpunimin me Agjencinë Rajonale për Zhvillim të Podravjes – Maribor/Slloveni për fuqizimin e misionit të tretë universitar

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, prof. dr. Armand Krasniqi, dhe prorektorja për mësim, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof. as. dr. Alma Shehu Lokaj, ishin në një vizitë dy ditore intensive në Agjencinën Rajonale për Zhvillim të Podravjes në Maribor të Sllovenisë, institutin që operon në më shumë se 40 komuna të rajonit dhe universitetin e Mariborit. Në këtë vizitë, përfaqësuesit e UHZ-së u takuan me Z. Matja Fras, Z. Vladimir Rudl dhe Znj. Tanja Senekovic.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi për praktikat e kësaj agjencie për themelimin e Qendrës për Ndërmarrësi dhe Inovacion në Universitetin Haxhi Zeka, pjesëmarrjen në konferencat e kësaj agjencie, të cilat do të shërbejnë si model i partneritetit me bizneset dhe qeveritë lokale, si dhe modelet e inkubatorëve të biznesit dhe akseleratorëve.

U diskutua dhe u analizuan modelet e bazës juridike të qendrës së ardhshme për ndërmarrësi dhe inovacion, duke pasur parasysh komponentët e ndërmarrësisë dhe digjitalizimin, promovimin dhe eventualisht vendosjen e ligjëruesve dhe praktikave për ekonominë circulare.

Përfaqësuesit e Agjencisë Rajonale për Zhvillim të Podravjes – Maribor u zotuan për bashkëpunim dhe asistencë profesionale në realizimin e QNI-së dhe projekteve të saj në frymën e jetësimit të heliksit të trefishtë.

Translate »