fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti “Hasan Prishtina” thellojnë bashkëpunimin ndëruniversitar

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti “Hasan Prishtina” thellojnë bashkëpunimin ndëruniversitar

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti “Hasan Prishtina” thellojnë bashkëpunimin ndëruniversitar

Dy institucionet e arsimit të lartë në vend kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore ndërmjet dy universiteteve.
Palët mund të zhvillojnë aktivitete e përbashkëta si më poshtë:
a. Shkëmbim të stafit akademik sipas nevojave të UHZ-së, stafi i rregullt i UP-së do të angazhohet në UHZ në bazë të kësaj marrëveshje duke mos i` u nënshtruar procedurave të konkursit publik,
b. Shkëmbimin e studentëve të cikleve të ndryshme studimi për periudha semestrale ose për periudha të praktikave,
c. Aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkime shkencore,
d. Pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike,
e. Shkëmbim të materialeve akademike si dhe informacione të tjera të nevojshme,
f. Programe të veçanta akademike afatshkurta.

Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi për periudhën 4 (katër) vjeçare dhe me mirëkuptimin e të dy palëve marrëveshja mund të përfundojë nga njëra palë duke paralajmëruar 6 muaj më parë.

Translate »