fbpx
UHZ pjesë e takimeve të QUADIC

UHZ pjesë e takimeve të QUADIC

Sot, me datë 11.05.2020, u mbajt takimi i radhës i pjesëmarrësve të projektit QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management). Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ishte i përfaqësuar nga Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala, Prof.Ass.Dr. Mimoza Hyseni Spahiu dhe MSc. Besfort Ahmeti, duke ditur që UHZ –ja është pjesë aktive e këtij projekti.
Takimi u mbajt në mënyrë virtuale për shkak të kufizimeve të lëvizjes, si pasojë e COVID-19, e që kjo edhe ishte pjesë e diskutimit. Pra, u vlerësua progresi i deritanishëm i projektit, pastaj u diskutua për aktivitetet e projektit për vitin 2020 dhe u shqyrtuan mundësitë e realizimit të tyre në rrethanat aktuale.
Anëtarët e projektit u dakorduan që përkundër kufizimeve në lëvizje, një pjesë të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2020 t’i realizojnë virtualisht, me shpresën që situata të kthehet në normalitet dhe projekti të mund të vazhdojë rrjedhën e tij të planifikuar.

Translate »