fbpx
Procesi i akreditimit në UHZ

Procesi i akreditimit në UHZ

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në kuadër të procesit të akreditimit institucional, sot zhvilloi takimet me ekspertë. Takimet me ekspertët ndërkombëtar u mbajtën në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë COVID-19, kurse përfaqësuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim ishin të pranishëm fizikisht në secilin takim.

Grupi i ekspertëve ishte i përbërë nga Prof.Dr. Yelena Istileluova nga Universiteti i Ljublanës, Prof.Dr.Elene Jibladze nga Universiteti Ilia State dhe  Ms. Delia Gogolan, PhD student.

Takimet u mbajtën gjithsej me shtatë grupe, ku morën pjesë menaxhmenti, stafi akademik dhe administrativ, bartësit e programeve, studentët aktiv dhe të diplomuarit, si dhe punëdhënësit.

Universiteti është përkushtuar maksimalisht rreth përgatitjeve për këtë proces.

Translate »