fbpx
Fakultetit i Arteve mbajti takimin e Trupës Këshillëdhënëse

Fakultetit i Arteve mbajti takimin e Trupës Këshillëdhënëse

Fakultetit i Arteve mbajti takimin e Trupës Këshillëdhënëse
Me datë 08.05.2020 Fakulteti i Arteve mbajti mbledhjen e radhës së Trupës Këshillëdhënëse, të ftuar dhe të drejtuar nga z. Engelbert Zefaj, kryetar i kësaj trupe. Takimi u mbajt në platformën online. Kjo Trupë Këshillëdhënëse është krijuar me qëllim që ta ndihmojë Fakultetin e Arteve në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike për studentët e këtij fakulteti.
Fakulteti i Arteve nën drejtimin e Dekanit Prof.Asoc.Ma. Hysen Nimani është angazhuar maksimalisht që çdo herë të jetë nën shërbimin e studentëve. Aktivitetet kulturore për çdo vit janë rritur, si për nga kuantiteti ashtu edhe për nga kualiteti. Kjo ka bërë që pedagogët dhe studentët e kësaj njësie të kërkojnë edhe më shumë aktivitete, pasi që aktivitetet e mbajtura kulturore e sidomos ato të korit dhe orkestrës në vitet e kaluara në Gjermani, Angli, Bullgari, Maqedoni, Shqipëri e vende të tjera, kanë rritur aspiratat dhe dëshirat për t’u provuar edhe më shumë në skenat brenda dhe jashtë vendit. Vitin që shkoi, me iniciativën e udhëheqjes së këtij fakulteti, është krijuar Trupa Këshillëdhënëse, me intelektualë të ndryshëm, që të ndihmojnë në krijimin e mundësisë që studentët të kenë më shumë aktivitete kulturore. Ky grup koordinues edhe pse në këtë situatë të krijuar për shkak të pandemisë, mbajtën mbledhjen e radhës, ku u njoftuan për mbarëvajtjen e mësimit online dhe biseduan që të jenë gati që edhe pas kësaj pandemie të bëjnë të mundur vazhdimin e aktiviteteve kulturore. Kjo iniciativë e formimit të kësaj trupe tregon se udhëheqja e Fakultetit të Arteve i është qasur në mënyrë serioze punës në ngritjen e cilësisë së arsimimit të studentëve të vet.
Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit të Arteve, ka këtë përbërje:
• Engelbert Zefaj – kryetar,
• Urata Agagjyshi – zëvendës kryetare,
• Besim Avdimetaj,
• Elbert Krasniqi,
• Dardan Selimaj,
• Vullnet Sanaja,
• Xhevdet Sahatxhjija,
• Faik Zekaj,
• Veton Mujaj,
• Drita Kadriu,
• Elmaze Nura,
• Neshad Asllani,
• Syzana Baja,
• Ermal Panduri.
Anëtarët e Trupës Këshillëdhënës diskutuan se si mund të ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës që të mundësohet ngritja e cilësisë me standardet e kërkuara nga agjencia për akreditim, se çka duhet të ndërmerret që të përmirësohet marrëdhënia më publikun, se çfarë mund të bëhet që të ruajmë krijimtarinë artistike dhe menaxhimin e të dhënave, si dhe çfarë duhet të bëjë Fakulteti i Arteve për gjetjen e fondeve financiare, logjistike dhe teknike të cilat do të krijojë mundësi për të marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme artistike si dhe për t’i organizuar ato në mënyrë periodike. Po ashtu u diskutua se edhe çfarë duhet të ndërmerret nga Fakulteti i Arteve që t’i promovojë vlerat dhe aktivitetet e veta artistike në nivel vendor, rajonal dhe global.

Udhëheqja dhe stafi i Fakultetit të Arteve shpreh falënderime të përzemërta për Trupën Këshillëdhënëse, me shpresë që ata do të vazhdojnë të ndihmojnë me ide dhe veprime, që ky institucion i ri të jetë në shërbim të gjeneratave që do të vijnë.

Translate »