fbpx
Strategji për realizimin e aktiviteteve mësimore të mbetura të vitit akademik 2019/20 si pasoj e pandemisë COVID-19

Strategji për realizimin e aktiviteteve mësimore të mbetura të vitit akademik 2019/20 si pasoj e pandemisë COVID-19

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” – PEJË/ MENAXHMENTI I UNIVERSITETIT

Strategji për realizimin e aktiviteteve mësimore të mbetura të vitit akademik 2019/20 si pasoj e pandemisë COVID-19

Bazuar në masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, në mbrojtje të shëndetit të studentëve, personelit akademik dhe jo akademik, familjeve dhe gjithë shoqërisë, në pamundësi të mbajtjes fizike të mësimit, Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë që nga data 19.03.2020, ka filluar zyrtarisht dhe po vazhdon me sukses mbajtjen e mësimit virtual.

Megjithatë, për shkak të specifikave të caktuara të disa lëndëve të dy njësive akademike të UHZ-së që kërkohet mbajtja e ushtrimeve laboratorike apo praktikes në terren, organizimi i mësimit në distancë nuk ka qenë i mundur.

Duke marr parasysh se tani ndodhemi në javën e nëntë të semestrit veror të vitit akademik 2019/20 dhe situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë serioze, UHZ është duke analizuar mundësitë e realizimit të aktiviteteve mësimore të mbetura përfshi ato të përmendura me lartë, sipas mënyrës dhe afateve kohore si në vijim:

  • Njësit akademike të analizojnë dhe zhvillojnë “Strategjitë dalëse” të tyre për implementim e aktiviteteve mësimore të mbetura nga plan programi mësimor sipas këtyre skenarëve :

a) Skenari I: Kthimi në objekte deri me datën 20 maj 2020.
Një pjesë të aktiviteteve mësimore të mbetura të realizohet nga distanca përmes platformës virtuale, derisa pjesa tjetër e aktiviteteve të zhvillohet në objektet mësimore.

b) Skenari II: Kthimi në objekte deri me datën 1 qershor 2020.
Një pjesë të aktiviteteve mësimore të mbetura të realizohet nga distanca përmes platformës virtuale gjatë muajit maj (aty ku është e mundur), derisa pjesa tjetër e aktiviteteve të zhvillohet në objektet mësimore gjatë dy javëve të para të muajit qershor 2020.

c) Skenari III: Kthimi në objekte pas 15 qershor, 2020.
Të gjitha aktiviteteve mësimore të mbetura të realizohet nga distanca përmes platformës virtuale duke përdorur praktikat më të mira për lëndën përkatëse me qellim që studentet të njoftohen në mënyrë virtuale me përmbajtjen e kësaj pjese të lëndës.

  • Realizimi i skenarëve të sipërpërmendur kërkon që afati i provimeve të qershorit të jetë fleksibil dhe mund të lëvizë sipas nevoje për çdo njësi akademike, por duhet të përfundoj më së largu me 25 korrik, 2020.

Strategjitë e propozuara duhet të marrin parasysh krijimin e mundësisë që studentët t’i nënshtrohen provimit nga lënda e caktuar që mundësojnë studentëve përfitimin e kompetencave të nevojshme pas përfundimit të nivelit të caktuar të studimit.

Me respekt

Translate »