fbpx
Në UHZ u shënua 9 Maji – Dita e Evropës

Në UHZ u shënua 9 Maji – Dita e Evropës

Në UHZ u shënua 9 Maji – Dita e Evropës

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Sundim të Ligjit i Fakultetit Juridik në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim të Karrierës organizuan ligjëratën online me temë “Bashkimi Evropian, Edukimi dhe Kosova”. Ligjërata u mbajt nga profesorë të fushës përkatëse: Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala dhe Prof.Ass.Dr. Gjylbehare Murati.
Qëllimi i kësaj ligjërate ishte të rrisë interesimin dhe diturinë e të rinjve për çështjet dhe temat lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe të promovojë diskutimin dhe debatin si mënyrë demokratike për kapërcimin e dallimeve në të menduar.


Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala prezantoi historikun e krijimit dhe funksionimit të Bashkimit Evropian, duke analizuar dhe elaboruar gjendjen e Kosovës në kontekstin e integrimit evropian.
Prof. Ass. Gjylbehare Murati mbajti ligjëratën me temën “Politika arsimore e Bashkimit Evropian”, duke sqaruar më në detaje formimin e politikës arsimore, promovimin e kësaj politike, rrugëtimin e politikave arsimore dhe programeve. Të dy profesoreshat ndanë me studentët edhe përvojat dhe sfidat gjatë shkollimit të tyre jashtë vendit.
Pas ligjëratës u zhvillua një diskutim, në të cilin studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje dhe interpretime të ndryshme.

[Best_Wordpress_Gallery id=”223″ gal_title=”Në UHZ u shënua 9 Maji – Dita e Europës”]
Translate »