Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë rangohet për 599 vende më lartë nga Webometrics për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019. Kurse për një vit UHZ-ja u rangua për 1588 vende më mirë.
Web Ranking ose Webometrics është renditja më e madhe akademike e institucioneve të arsimit të lartë, e cila realizohet për të gjitha universitetet botërore nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC).
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2019/07/webometrics.info_.png)