fbpx
UHZ Organizon Trajnim për Studentë nga Institucione Vendore e Ndërkombëtare

UHZ Organizon Trajnim për Studentë nga Institucione Vendore e Ndërkombëtare

Universiteti “Haxhi Zeka” është nikoqir i trajnimit 5-ditor për studentë, në kuadër të projektit QUADIC. Në këtë trajnim marrin pjesë studentë nga 18 universitete partnere nga Kosova, Shqipëria, Italia, Franca, Sllovenia, dhe Bullgaria.

Hapja e trajnimit u bë nga koordinatori i projektit QUADIC për UHZ, Besfort Ahmeti dhe Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtare, prof.ass.dr.Alma Shehu. Rektori Prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof.dr. Edmond Beqiri dhe prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof.ass.dr. Vjosa Hajdari, në mbrëmjen e organizuar nga UHZ, ju uruan mirëseardhje studentëve pjesëmarrës.
Trajnimi vazhdon deri në datën 27 maj 2022, ku studentët do të trajnohen për menaxhim të projekteve ndërkombëtare. Trajnimi është planifikuar me një frymë bashkëpunuese ku studentët do të mësojnë të praktikojnë mësimet nëpërmjet punëtorive që do zhvillohen gjatë këtij trajnimi. Ditën e fundit të trajnimit, studentët do të prezantojnë punën e tyre për të demonstruar mësimet e fituara përgjatë këtij trajnimi.

Translate »