fbpx
UHZ organizoi punëtori me temën “Mbrojtja e komunitetit jo-shumicë, si kusht për anëtarësim në BE”

UHZ organizoi punëtori me temën “Mbrojtja e komunitetit jo-shumicë, si kusht për anëtarësim në BE”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë organizoi punëtorinë me temën “Mbrojtja e komunitetit jo-shumicë, si kusht për anëtarësim në BE”. Pjesëmarrës në këtë takim kishte përfaqësues nga komunitete të ndryshme të cilat jetojnë në Kosove si deputetë, përfaqësues të mediave, studentë, etj.

Të pranishmit u pritën nga Prorektorja për Çështje Mësimore, Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të cilësisë Prof.Asoc.Dr. Ibish Mazreku dhe Dekanja e Fakultetit Juridik Prof.Ass.Dr. Gjylbehare Murati.

Menaxhmenti mirëpriti të pranishmit duke ju uruar mirëseardhje dhe duke i falënderuar që gjithmonë janë të gatshëm t’u përgjigjen pozitivisht ftesave që u bëhen nga UHZ-ja.

Prorektorja e cila ishte edhe organizatorja e kësaj punëtorie, tregoi rreth qëllimit të këtij takimi, dhe hapi diskutimin me pyetjet se “A po trajtohen njësoj barabartë komunitetet jo-shumicë në Kosovë?, Cilat janë problemet që ata hasin?, A janë mjaftueshëm të përfaqësuar nëpër institucione?, Sa janë të kënaqur me trajtimin që u bëhet?, etj.”.

Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave u përgjigjen të pranishmit, si deputetet nga komuniteti boshnjak znj. Duda Balje dhe znj. Emilia Redzepi, deputeti nga komuniteti egjiptian z. Veton Berisha, etj.

Ata thanë se janë të kënaqur deri diku me përfaqësimin dhe trajtimin që u bëhet, mirëpo theksuan se gjendja në Kosovë është dukshëm më e mirë sesa në rajon, lidhur me trajtimin dhe përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë nëpër institucione.

Ata lavdëruan Universitetin “Haxhi Zeka”, për hapësirën që ndanë dhe trajtimin që u bën komuniteteve si në përfaqësim në institucione po ashtu edhe në mundësinë e dhënë studentëve të komunitetit boshnjak të ndjekin ligjëratat në gjuhën e tyre.

Kjo punëtori u cilësua si mjaft e qëlluar nga të pranishmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »