fbpx
UHZ merr pjesë në trajnim mbi ndërkombëtarizimin dhe shkrimin e projekteve

UHZ merr pjesë në trajnim mbi ndërkombëtarizimin dhe shkrimin e projekteve

Në kuadër të projetit QUADIC, u mbajt një trajnim me tematikë “Ndërkombëtarizimi dhe shkrimi i projekteve”. Trajnimi u mbajt në Tiranë, përkatësisht në Universitetin Mjekësor të Tiranës. Përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka” në këtë trajnim ishin Besfort Ahmeti si koordinator i projektit dhe Dr. Sc. Valdrin Misiri.

Ligjëratat në kuadër të këtij trajnimi u mbajtën kryesisht nga partnerët ndërkombëtarë, ku ata ndanë me pjesëmarrësit mësimet e tyre lidhur me kornizat Evropiane të përkrahjes së hulumtimit dhe aktiviteteve tjera arsimore. Pjesëmarrësit lavdëruan këtë trajnim dhe u ndanë të kënaqur me aktivitetet e tij.

Translate »