fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” anëtarësohet në rrjetin ESSSR: European School of Sustainability Science and Research

Universiteti “Haxhi Zeka” anëtarësohet në rrjetin ESSSR: European School of Sustainability Science and Research

Universiteti “Haxhi Zeka” anëtarësohet në rrjetin ESSSR i cili përfshin 68 Universitete Evropiane më seli në Hamburg, Gjermani. Qëllimi i ESSSR është sigurimi i një platforme për të bashkëpunuar dhe kontribuar, në fushën e hulumtimit dhe të shkencës, në kurse online dhe të programeve të doktoratës, në projekte kërkimore, në publikime shkencore dhe kërkime ndërdisiplinore, në krijimin e mundësive për pozita dhe bursa posdoktorate, në edukimin e gjeneratave të reja të studentëve si shkencëtar të ardhshëm, në bashkëpunimin më universitete tjera të botës, në informacionet për grante, simpoziume, konferenca, kongrese, samite etj.

Të gjitha fushat kyçe të veprimit të ESSSR-ës adresojnë nevojën për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm për arritjen e SDG-ve të cilat çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e agjendës kërkimore të shumë universiteteve në Evropë dhe më gjerë.

Në rrjetin ESSSR marrin pjesë universitete të këtyre shteteve si: Gjermania, Franca, Austria, Spanja, Portugalia, Greqia, Italia, Danimarka, Hungaria, Estonia, Bosnia dhe Hercegovina, Polonia, Bullgaria, Lituania, Romania, Çipro, Latvia, Malta, Suedia etj.

Nga ky rrjet do të përfitojnë studentët dhe stafi akademik dhe administrativ i Universitetit “Haxhi Zeka”, ndërsa UHZ në rrjetin e 68 universiteteve do të përfaqësohet nga Prof. Ass.Dr. Enkeleda Lulaj, Asistent Profesor në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis.
Gjerësisht mund të lexoni në këto linqe: https://esssr.eu/members/ , https://esssr.eu/

Translate »