Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, Zyra për Zhvillim të Karrierës ka vazhduar organizimet online. Më datë 29.04.2020 u mbajt trajnimi “Menaxhimi i Karrierës” dhe më datë 05.05.2020 u mbajt trajnimi me temën “Përgatitja e dokumenteve për aplikim për punë”. Të dy trajnimet janë ligjëruar nga Prof.Ass.Dr. Orhan M. Çeku.
Gjatë trajnimeve u ligjëruan këto tema:
- Nocioni i “karrierës”,
- Si planifikohet karriera dhe çfarë rëndësie ka ajo?
- Zgjedhja e profesionit,
- Konkursi publik dhe aplikimi për një vend pune,
- Si të shkruajmë një CV?
- Shkrimi i një letre motivuese,
- Testi me shkrim dhe intervista e suksesshme
- Testi me shkrim dhe intervista e suksesshme
Për këto trajnime kishte interesim të jashtëzakonshëm dhe studentët ishin shumë aktiv. Në mënyrë që për secilin pjesëmarrës të krijohet dosja ata kanë përgatitur CV-në, letrën e motivimit, konkursin e punës dhe aplikacionin e punësimit. Për të gjithë pjesëmarrësit do të shpërndahen certifikata.
Stafi i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, në vazhdimësi mban edhe sesione këshillimi individuale, prandaj rezervoni takimin përmes email [email protected] me subject: Rezervim për këshillim individual.