fbpx
U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i bashkëpunimit akademik si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore ndërmjet dy Universiteteve.
Të dy universitetet sipas marrëveshjes mund të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushën akademike si: shkëmbim stafi akademik dhe administrativ, shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme studimi për periudha semestrale studimi ose për periudha të praktikave, aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkim shkencor, pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike, shkëmbim të materialeve akademike si dhe informacione të tjera të nevojshme, programe të veçanta akademike afatshkurtra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »