fbpx

Mbledhja e 20-të e Këshillit Drejtues

16.10.2014
Këshilli Drejtues në këtë mbledhje zgjodhi Kryesuesin dhe Zv. kryesuesin e Këshillit Drejtues siç kërkohet me dispozitat e Statuti të UHZ-së. Me këtë rast me votat unanime të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Haxhi Gashi u zgjodh Kryesues i Këshillit Drejtues, ndërsa Dr. sc. Sabiha Shala zv. Kryesuese.
Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues pranoj informata të rregullta nga Rektori lidhur me zhvillimet në Universitet, fillimin e vitit akademik 2014/2015, procesin e pranimit të studentëve, çështjet buxhetore, investimet kapitale etj. Gjatë kësaj informate Rektori së bashku me menaxhmentin siguroj se në këtë vit akademik nuk ka asnjë mësimdhënës në proces mësimorë me diploma të pa nostrifikuara. Gjithashtu u vlerësua se procesi i pranimit të studentëve në afatin e dytë është kryer me suksese dhe konform dispozitave ligjore. U vlerësua se fillimi i vitit akademik me kuadro të ri dhe me infrastrukturë të re ka krijuar kushte më të mira si në nivelin akademik ashtu edhe në infrastrukturë.
Këshilli Drejtues shqyrtoj edhe mundësitë për përzgjedhjen e Logos së Universitetit dhe çështjet tjera me rëndësi për zhvillimin e universitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »