fbpx
Filloi viti i ri akademik dhe u përurua biblioteka e re në UHZ

Filloi viti i ri akademik dhe u përurua biblioteka e re në UHZ

Në këtë vit akademik studentët e UHZ-së, do të kenë mundësi edhe më të mira studimi, aty të gjithë studentët do të kenë mundësi të gjejnë literaturë të mjaftueshme në bibliotekën e përuruar dje nga Ministri i Arsimit z. R. Buja, kryetari i komunës z.G. Muhaxheri, Menaxhmeti, pedagogët, stafi dhe studentët e UHZ-së. Ministri i Arsimit z. Buja dhe Kryetarii Komunës së Pejës z. Muhaxheri, uruan Menaxhmentin për punën, fillimin e vitit të ri akademik dhe për bibliotekën e re, ata garantuan që do të mbështesin në vazhdimësi këtë institucion.

Rektori falenderoi të gjithë për kontributin e dhënë dhe tha se biblioteka do të shërbejë për gjenerata të tëra si themel i zhvillimit dhe thellimit të dijes në këtë institucion, ai shprehi gjithashtu mirënjohje për Ministrinë e Arsimit dhe Komunën e Pejës për mbështetjen e dhënë në themelimin, ngritjen dhe zhvillimin e këtij institucioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »