fbpx
Tutorimi dhe Mësimnxënia

Tutorimi dhe Mësimnxënia

Sot më datë 27.12.2017 me fillim në ora 13:00 në Fakultetin Juridik, në Amfiteatrin 1 u mbajt Punëtoria “Tutorimi dhe Mësimnxënia”.

Si pjesë e angazhimeve të Universitetit ”Haxhi Zeka”, për të ndihmuar studentët në çdo hap të studimeve të tyre   u mbajt kjo punëtori, e cila është e para e llojit të saj, duke trajtuar temat sin ë vijim:

  • Tutorimi
  • Etika në mësimnxënie
  • Përzgjedhja e lëndëve zgjedhore
  • Puna praktike
  • Të drejtat e studentëve.

Fjalimi hyrës ishte nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Prof.Dr Fadil Millaku.

Ndërsa, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof.Ass.Dr Sabiha Shala mbajti fjalimin me pikat kyqe si:

  • Diskutimi rreth punës për vitin 2018
  • Tutorimi dhe rëndësia e tij
  • Rëndësia e zgjedhjes së lëndeve zgjedhore përkatëse
  • Etika në mësimnxënie
  • Puna praktike e studentëve
  • Njoftimi me legjislacionin rreth të Drejtave të Studentëve

 

Prezantimi në detaje se çfarë është “Tutorimi” u bë nga asistentja e Fakultetit të Biznesit Shkëlqesa Smajli. Prezantimit iu bashkangjit  Video promovuese (Video me titra në gjuhën shqipe.

Po ashtu pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe informimi për lansimin e uebfaqes e-Praktika. Ky prezantim u bë nga asistenti i Fakultetit të Biznesit, Besfort Ahmeti. Ai gjithashtu sqaron se si funksionon e-Praktika.

[Best_Wordpress_Gallery id=”14″ gal_title=”Tutorimi”]

 

Translate »