fbpx
Sistemi Tutorial

Sistemi Tutorial

 

Me datë 26.12.2017 në ora 14:00 u mbajt takimi informues i menaxhmentit të Universitetit  me studentët e përzgjedhur për sistemin tutorial “ Shoku Shokut”.  I pranishëm ishte Rektori i Universitetit Prof. Dr Fadil Millaku, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof. Ass. Dr Sabiha Shala dhe U.D Prodekane e Fakultetit të MTH-së  Prof. Ass. Dr. Mimoza Hyseni.

Rektori Prof. Dr Fadil Millaku i uroj studentët e përzgjedhur dhe iu uroj punë të mbarë. Ndër të tjera ai sqaroj rëndësin e këtij sistemi, i cili për herë të parë aplikohet në Universitetin e Pejës, dhe për këtë arsye këta studentë do të jenë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme.

Prorektorja Prof.Ass.Dr Sabiha Shala u sqaroj konkretisht studentëve për detyrat e tyre. Po ashtu ajo këshilloj studentët që në kuadër të aktiviteteve që ata kanë, si student të dalluar të ndajnë përvojën e tyre në metodologjin e të mësuarit  me studentët e tjerë. Gjithashtu t’i ndihmojnë  ata se si të kenë mundësi dhe qasje më të lehtë në gjetjen e literaturës për studim dhe të tilla.

Rektori i Universitetit Prof. Dr Fadil Millaku, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof. Ass. Dr Sabiha Shala dhe U.D Prodekane e Fakultetit të MTH-së Prof. Ass. Dr. Mimoza Hyseni ofruan përkrahjen e tyre për studentët e përzgjedhur, në mënyrë që aktiviteti i tyre të jetë i suksesshëm dhe kjo të ndikojë pozitivisht në suksesin e studentëve.

Për herë të parë në Universitetin Haxhi Zeka, ka filluar sistemi tutorial “Shoku Shokut”, që ka për qëllim studentët të ndajnë bashkarisht njohurit dhe përvojat duke e ndihmuar njëri tjetrin me njohuritë që kanë për lëndë të caktuara.

[Best_Wordpress_Gallery id=”12″ gal_title=”sistemi tutorial”]

Translate »