fbpx
Tryeza shkencore “Pandemia COVID-19, masat e qeverisë në përgjigje të pandemisë dhe efekti i saj në ekonomi: a ishin masat të pashmangshme? Çfarë më tutje?”

Tryeza shkencore “Pandemia COVID-19, masat e qeverisë në përgjigje të pandemisë dhe efekti i saj në ekonomi: a ishin masat të pashmangshme? Çfarë më tutje?”

“Pandemia COVID-19, masat e qeverisë në përgjigje të pandemisë dhe efekti i saj në ekonomi: a ishin masat të pashmangshme? Çfarë më tutje?” ishte titulli i tryezës shkencore të organizuar nga universiteti “Haxhi Zeka” dhe Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Studime Juridike.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, profesorë nga universiteti i Prishtinës, universiteti i Ferizajt dhe universiteti i Pejës.

Rektori Krasniqi theksoj rëndësinë që kanë diskutime të tilla për komunitetin shkencor dhe se ky është hapi i parë drejt organizimit të ngjarjeve të ngjashme të cilat i shërbejnë komuniteti shkencor dhe shoqërisë. Prof. Ujkan Bajra prezantoj rezultatet e studimit të tij rreth masave të qeverisë në përgjigje të pandemisë dhe efektit të tyre në ekonomi. Rezultatet e studimit u përshëndetën nga të pranishmit të cilët dhanë mendimet e tyre konstruktive rreth studimit në fjalë.

Përfaqësuesit e OBSH-së prezantuan statistika dhe ofruan fakte të problemeve dhe sfidave me të cilat është dhe po përballet Kosova me pasojat e pandemisë Covid-19.

Përfaqësuesi i Bankës Qendrore të Kosovës gjithashtu prezantoj sfidat e sistemit bankar në Kosovë dhe stabilitetin ekonomik në vendin tonë.

Diskutimet vazhduan me të pranishmit dhe profesori Bajra prezantoj konkluzionet e tryezës shkencore:

Konkluzion 1: Gjatë pandemisë COVDI-19, aplikimi i masave shtrënguese ishte i pashmangshëm pasi qeveritë kanë zgjedhur të mbrojnë shëndetin e popullsisë përpara ose krahas stabilitetit ekonomik. Diskutimet e bazuara në prova empirike tregojnë se masat shtrënguese kanë qenë kryesisht të orientuara drejt parandalimit të kolapsit të sistemeve shëndetësore pas shtimit të infeksioneve dhe jo drejt parandalimit të jetës njerëzore. Kosova, përkundër një sistemi të brishtë shëndetësor, ka arritur të menaxhojë relativisht mirë pandeminë duke aplikuar një dividend të dyfishtë të politikave siç është zvogëlimi i numrit të infeksioneve/vdekjeve me pasoja të ulëta deri në mesatare ekonomike.

Konkluzion 2: Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë përpjekjet për stimulimin e ciklit ekonomik dhe ruajtjen e shëndetit publik, megjithatë duhet të jemi shumë më largpamës për të ofruar një strategji konkrete në koordinim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare që do të shërbejnë si masa parandaluese. Krijimi i politikave parandaluese të hershme janë parakusht për mirëmenaxhimin e situatave të paparashikuara, rast ky i lidhur me pandeminë apo i një natyre tjetër siç po përballem kohët e fundit me inflacionin/rritjen e çmimeve. Shumë vende kanë arritur të aplikojnë diçka të tillë, kështu që Kosova duhet të mësojë nga dështimet e saj dhe të të tjerëve.

Translate »