fbpx
Marrëveshje ndër-institucionale me universitete ndërkombëtare

Marrëveshje ndër-institucionale me universitete ndërkombëtare

Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan marrëveshjeve ndër-institucionale ERASMUS+ me universitetin e Maltës https://www.um.edu.mt/ dhe universitetin Powiślański në Gdańsk/Poloni https://studies.inpoland.info/the-powisle-university/ . Marrëveshjet ndër-institucionale përfshijnë shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve ndërmjet institucioneve. Me universitetin e Maltës shkëmbimi parasheh 2 studentë dhe 2 personel akademik në fushat: Menaxhim Biznesi, Marketing dhe Sigurime dhe me universitetin Powiślańsk parashihen 6 shkëmbime të studentëve dhe 6 të personelit akademik në fushat e ekonomisë.

Universiteti “Haxhi Zeka” është në pritje të nënshkrimit të marrëveshjeve të tjera ndër-institucionale ERASMUS + edhe me institucione të tjera të arsimit të lartë në Bashkimin Evropian.

Translate »