fbpx
Përmbyllet me sukses vizita studimore në universitetin Cote d’Azur në Francë

Përmbyllet me sukses vizita studimore në universitetin Cote d’Azur në Francë

Pjesëmarrës nga universitet publike dhe private nga Kosova, Shqipëria, Sllovenia dhe Bullgaria morën pjesë në vizitën studimore në universitetin Cote d’Azur në kuadër të projektit të ERASMUS+ QUADIC. Pjesëmarrës nga universiteti “Haxhi Zeka” ishin Alma Shehu Lokaj, Koordinatore e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe koordinatori i projektit për UHZ, Msc. Besfort Ahmeti. Gjatë kësaj vizite pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me praktikat më të mira të të shkruarit dhe menaxhuarit të projekteve ndërkombëtare nga pikëpamja operacionale, të marrin pjesë në punëtori rreth shkathtësive të buta digjitale, transformimi digjital dhe ndikimi i tij në sektorë të ndryshëm të arsimit, mënyrat innovative të strukturimit të shërbimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe promovim të aktiviteteve të ndërkombëtarizimit si dhe mundësinë e aplikimit në projekte të përbashkëta.

Ndërkombëtarizimi paraqet një potencial të rëndësishëm të zhvillimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe universiteti “Haxhi Zeka” është i dedikuar ndaj zgjerimit të tij.

Translate »