fbpx
THIRRJE PËR APLIKIM

THIRRJE PËR APLIKIM

Universiteti Luiss – Romë ofron bursa për studentë jashtë Italisë duke i dhënë rëndësi studentëve nga Zona e Mesdheut, në veçanti për vendet e Ballkanit. Për vitin akademik 2022 -2023, janë dhënë 100 bursa të plota dhe të pjesshme. Bursat do të ndahen nga Komiteti Ndërkombëtar për Pranime në bazë të aplikimeve të studentëve. Ky Universitet do te ofroje 66 bursa për studentët e huaj të nivelit master në dy drejtime te reja digjitale: Marketing dhe Strategic Management.

Studimet do të realizohen online dhe janë kombinim i sesioneve dhe ndërveprimit mes studentëve dhe profesorëve, duke u mundësuar studentëve që të jenë pjesëmarrës aktiv gjatë studimeve të tyre.

Për më shumë informata ju lutem klikoni këtu

Duke marrë parasysh se ky universitet është një ndër universitetet më të mira në Itali dhe ofron arsimim të një cilësie të lartë, inkurajohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë.

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar- UHZ

Translate »