fbpx
THIRRJE PËR APLIKIM

Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në kuadër të Projektit ENEMLOS ( Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik), i përkrahur nga ERASMUS+, fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e trajnimit online ‘’Edukimi Klinik Ligjor – Koncepti dhe Parimet Themelore.’’


RRETH PROJEKTIT DHE TRAJNIMIT


Qëllimi kryesor i projektit është të sigurojë përmirësimin e punësimit të studentëve të diplomuar në drejtësi, përmes edukimit praktik dhe organizimit të klinikave juridike reale. Kontakti i drejtpërdrejtë me klientët në klinikat ligjore, do t’u japë studentëve mundësinë të praktikojnë drejtësi gjatë studimeve të tyre dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të ligjvënies e jovetëm përmes proceseve të simuluara dhe studimeve teorike. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me 14 partner nga Kosova, Mali i Zi, Polonia, Kroacia, etj.


Në kuadër të këtij projekti, UHZ në bashkëpunim me partnerët e projektit organizon trajnim online me temë ‚‘’Edukimi Klinik Ligjor – Koncepti dhe Parimet Themelore, me datë 14-16 dhjetor 2020. Në këtë trajnim do të marrin pjesë studentë të Fakultetit Juridik-UHZ.
Për të qenë pjesë e trajnimit ‘’Edukimi Klinik Ligjor – Koncepti dhe Parimet Themelore’’ studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Të jenë studentë të vitit të tretë, katërt të Fakultetit Juridik ose studentë për Master në Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë;
• Të zotërojnë aftësi të shkrimit ligjor;
• Të demonstrojnë interes në reformën gjyqësore, angazhim në komunitetit, dhe qasje në drejtësi;
• Të demonstrojë angazhim për etikë në klinikë;
• Aftësi të mira në të folur dhe shkruar në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës, me përparësi studentët që njohin gjuhën angleze;
• Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë trajnim duhet të aplikojnë duke paraqitur CV, Letër Motivuese dhe Transkriptën e Notave (përjashtimisht studentët e nivelit master).
Dokumentet e aplikimit të dorëzohen në formatin PDF në e-mail adresën: durim.hoxha@unhz.eu, me subjektin “Trajnim ‘’Edukimi Klinik Ligjor – Koncepti dhe Parimet Themelore’’, deri më 20 nëntor 2020 në ora 24:00.
Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Thirrja për aplikim: PDF

Translate »