fbpx
Takim virtual me z. Pavel Bílek, ambasador i Republikës Çeke në Kosovë

Takim virtual me z. Pavel Bílek, ambasador i Republikës Çeke në Kosovë

Rektori i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Dr. Ibish Mazreku, kanë zhvilluar takim virtual me ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë z. Pavel Bílek.

Qëllim i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit me universitetet në Republikën Çeke, me theks të veçantë bashkëpunim në programet për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik.  Krjimi i bashkëpunimeve të reja në këto programe, do t’i mundësonte studentëve dhe stafit akademik krijimin e eksperiencës së re dhe marrjen e njohurive në sferën akademike, duke vijuar studimet në njërin nga universitetet e Republikës Çeke.

Përgjatë takimit, Rektori Millaku e njoftoj ambasadorin z. Pavel Bílek për të arriturat e deritanishme të UHZ-së, bashkëpunimet dhe programet e studimeve dhe theksoj se synimet e tij dhe menaxhmentit që ai drejton është krijimi i mundësive që studentët dhe stafi akademik të marrin përvojat dhe eksperiencat më të mira përgjatë studimeve dhe punës në UHZ.

Ndërsa, ambasadori z. Pavel Bílek theksoj eksperiencën e mirë në bashkëpunim ndërkombëtar që universitetet në Republikën Çeke, duke përmendur bashkëpunimin me programin ERASMUS+ që shumë studentë nga Kosova kanë pasur mundësinë të përfitojnë. Njëherit amasadori z. Pavel Bílekshprehi gadishmërinë e tij për përkrahjen e kësaj inicative në arritjen e bashkëpunimeve mes UHZ-së dhe universiteteve në Republikën Çeke në përputhje me programet që ofrohen për studim në UHZ. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »