fbpx
Takim me maturantët e shkollave të mesme të Komunës së Gjakovës

Takim me maturantët e shkollave të mesme të Komunës së Gjakovës

Në kuadër të vazhdimësisë së aktiviteteve të promovimit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, ekipi përfaqësues u takua me maturantët e shkollave të mesme të Komunës së Gjakovës. Më saktësisht, oferta programore e UHZ-së u prezentua para maturantëve të tri shkollave. Këtu u përfshinë Shkolla e Mesme Teknike Nexhmendin Nixha, Shkolla e Mesme Ekonomike Kadri Kusari dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë Hysni Zajmi.

Ekipi nga UHZ dha detaje të ofertës programore dhe i informoi maturantët për programet e studimit që ofrohen në UHZ. Maturantët patën rastin të dinin më shumë lidhur me secilin nga pesë fakultetet që operojnë brenda UHZ-së.

Në të trija shkollat, përfaqësuesit tanë u pritën nga drejtorët dhe stafi i tyre. Ne iu jemi mjaft mirënjohës këtyre shkollave për bashkëpunimin, organizimin dhe kohën që ata ndanë në mënyrë që ne të ishim fizikisht para maturantëve të tyre.

Maturantët, gjithashtu, u informuan më në detaje se si mund të bien në kontakt me universitetin tonë. Po ashtu, u bë e qartë se Universiteti Haxhi Zeka në Pejë i ka dyert e hapura për ta dhe i mirëpret ata duke u bërë udhërrëfyesi i tyre. Padyshim që periudha e studimeve është një pjesë e rëndësishme e jetës së secilit dhe është e rëndësishme që kjo kohë të shpenzohet në institucione kredibile, siç është UHZ.

Universiteti Hazhi Zeka në Pejë si model me studentin në qendër është zgjidhja më e mirë për maturantët.

Translate »