fbpx
Master-Class nga Profesori i Fakultetit të Arteve Arsim Kelmendi

Master-Class nga Profesori i Fakultetit të Arteve Arsim Kelmendi

Sot më 19.04.2023 para studentëve të Universitetit të Arteve, Fakulteti i Muzikës në Tiranë, Prof.ass.Mr. Arsim Kelmendi nga Fakulteti i Arteve, dega e Muzikës në Universitetin Haxhi Zeka mbajti Master-Class, në Lektoriumin Tonin Harapi me temën “Zhvillimi i formacioneve muzikore gjatë shekullit të XX-të dhe ndikimi i tyre në jetën kulturore ne Kosovë”.
Kjo ligjëratë zgjoi interesim të madh të studentët e këtij Fakulteti si dhe frekuentimi i këtij Master-Class-i do të përllogaritet me kredi në fund të vitit akademik.
Falenderojmë pedagogët e Fakultetit të Muzikës në Tiranë për bashkëpunimin dhe përkrahjen për pedagogët dhe studentët tanë. Kurse pedagogut Arsim Kelmendi i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Translate »