fbpx
Takim me ekspertin e ekonomisë z. Safet Gërxhaliu

Takim me ekspertin e ekonomisë z. Safet Gërxhaliu


Zyrën për Zhvillimin e Karrierës, ka qëndruar sot z. Safet Gerxhaliu, në cilësinë e ekspertit të ekonomisë. Ai është angazhuar nga GIZ DIMAK për të vlerësuar bashkëpunimin dhe nevojat e thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve të arsimit të lartë publikë dhe agjencisë dhe zyrave të punësimit.

Në këtë takim ai u prit nga drejtori i zyrës së karrierës Abedin Selimaj, me bashkëpunëtorrt, ku e informoj për punën që bënë zyra në ngritjen e kapaciteteve të studentëve të UHZ-së, për të qenë sa më afër tregut të punës dhe për të qenë konkurent të denjë për këtë treg shumë dinamik.

U theksua nevoja për rritjen e bashkëpunimit në mes ZZHK-së dhe zyraës së punësimit në Pejë, dhe për këtë pjesë z. Gërxhaliu do të ofrojë një raport për GIZ gjerman, i cili më pas me siguri do të ndahet edhe me zyrën tonë, ku pa dyshim do të ketë rekomandime të vlefshme.

Gjithashtu, u ra dakord që me fillimin e vitit të ri akademik profesor Gërxhaliu, të mbajë një bashkëbisedim me studentët e UHZ-së, me qëllim ndarjen e përvojave të tij të vyeshme në fushën e ekonomisë dhe ndërmarrësisë.

Translate »