fbpx
Mbahet panairi i punës karrierës dhe ndërmarrësisë

Mbahet panairi i punës karrierës dhe ndërmarrësisë

Zyra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Haxhi Zeka” dhe shoqata “ALUMNI UNHZ” me datë 15.06.2023, morën pjesë në Panairin e Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2023, që u mbajt në Prishtinë.

Me këtë rast në shtandin e rezervuar për UHZ-së, u prezantuan programet e studimeve që i ofron Universiteti “Haxhi Zeka” për të gjithë të intresuarit. Gjithashtu u zhvilluan shumë takime me biznese, organizata dhe institucione tjera pjesëmarrëse në panair, ku u biseduan mundësitë e punësimit dhe praktikave, që ata ofrojnë për studentët tanë pjesëmarrës në panair. Të gjitha këto mundësi përmes zyrës së karrierës to të përcillen edhe të studentët dhe të diplomuarit e UHZ-së, që janë në kërkim të vendeve të punës dhe praktikës.

Panairi edhe sivjet është organizuar me mbështetjen e GIZ gjerman, të cilin e falënderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë për të marrur pjesë falas në panair.

Translate »