fbpx
Takim me zyrat e karrierës së shkollave të mesme në Pejë

Takim me zyrat e karrierës së shkollave të mesme në Pejë

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, Drejtori Zyrës së karrierës në UHZ-së, bashkë me kolegët Albina Zekaj dhe Nora Draga, pritën sot në takim znj. Anda Ethemi Kolica, zyrtare për karrierë në shkollën ekonomike “Ali Hadri” dhe zonjat Venera Berisha dhe Shqipe Kollqaku zyrtare për karrierë pranë shkollës teknike”Rifat Gjota”, në Pejë.

Qëllimi I takimit ishte rritja e bashkëpunimit në mes zyrave të karrierës së UHZ-së dhe Shkollave të mesme, me theks të veçantë rrjetzimi, shkëmbimi I informative dhe përvojave, projekte dhe punëtori të përbashkëta etj.

Nga të dyja palët ishte konstatim i përbashkët që nevoja dhe fushat  për bashkëpunim janë të mëdha, dhe gatishmeria për bashkëpunim ekziston nga të gjitha palët. U ra dakord që të ketë takime të vazhdueshme dhe të organizohet një tryezë në muajin shtator ku do të marrin pjesë të gjitha zyrat e karrierës së rrafshit të Dukagjinit. 

Translate »