fbpx
Studentët e UHZ-së në mobilitet virtual me Universitetin e Washingtonit

Studentët e UHZ-së në mobilitet virtual me Universitetin e Washingtonit

Më ftesë të Profesorit Dipra Jha nga Fakulteti i Biznesit dhe Turizmit të Universitetit të Washingtonit në Amerikë, gjatë semestrit veror, nga data 4 shkurt 2021, dhjetë studentë nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, përkatësisht nga Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, do të marrin pjesë në ligjërata për çdo javë, si moblitet virtual.


Në mënyrë që studentët të përfitojnë më shumë njohuri gjatë këtij mobliteti virtual, gjatë procesit mësimor do të janë të ftuar dhe mësimdhënës nga Anglia, Kina, Ukraina, Turqia, etj.


Gjatë këtij semestri, pranë Universitetit të Washingtonit do të jetë Dr.Sc. Enkeleda Lulaj. Ndërsa me datë 18 shkurt 2021, në një takim virtual, janë të ftuar dhe Rektori i UHZ-së Prof.Dr.Fadil Millaku dhe Dekani i Fakultetit të MTHM-së Prof.Asoc.Dr.Adem Dreshaj.

Translate »