fbpx
“Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ishin pjesë e punëtorisë “Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’ dhe  debatit  mbi mënyrat se si duhet të kërkohet llogari për shfrytëzimin e parasë publike.

Punëtoria është realizuar nga organizata joqeveritare KDI në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës (QZHK) të universitetit tonë.

 

Studentët përfituan përvojë të re, duke u informuar rreth identifikimit të  flamujve të kuq në kontratat publike, si dhe për mënyrat se si duhen raportuar shkeljet, që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik. Njëkohësisht studentët  janë pajisur me certifikata.

 

Kjo punëtori është zhvilluar në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”.

 

[Best_Wordpress_Gallery id=”71″ gal_title=”Pro Open”]

 

Translate »