Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, nën rrethanat e krijuara nga pandemis COVID-19 dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, ka organizuar tryezë të rumbullakët diskutimi me temën: “Problemet kryesore të mjedisit në Kosovë”. Njëkohësisht është prezantuar pranë pjesëmarrësve prezantimi i punës hulumtues shkencore të stafit të MTHM-së në çështjet mjedisore, ku ruajtja e mjedisit mbetet shqetësim i madh në Kosovë. Në këtë tryez diskutimi ishin të ftuar studentë, përfaqësues nga organizata jo-qeveritare mjedisore dhe menaxhmenti i Fakultetit MTHM.