fbpx
Konkurs për pjesëmarrje në punëtori ndërkombëtare nga NAWA

Konkurs për pjesëmarrje në punëtori ndërkombëtare nga NAWA

KONKURS

Për pjesëmarrje në projektin “Student kompetent – i diplomuar me përvojë: punëtori ndërkombëtare për kompetencat kryesore për tregun e punës”.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është partner i Projektit Ndërkombëtar NAWA (Agjencia Kombëtare Polake e Shkëmbimit Akademik) me Universitetin e Opoles, Poloni i cili është Koordinator i Projektit.

Qëllimi i Projektit:

Qëllimi i projektit është të zhvillojë kompetencat kryesore për tregun e punës përmes pjesëmarrjes së studentëve në punëtori ndërkombëtare, kryerjen e detyrave praktike në një grup multi-kulturor dhe pjesëmarrjen në vizita studimore në kompani ndërkombëtare. Ideja është bashkimi i vendeve të ndryshme, kulturave të ndryshme dhe qasjeve të ndryshme ndaj biznesit.

Përshkrimi i projektit:

Në këtë projekt përfshihen pesë (5) Universitete: Universiteti i Opoles (Poloni), Universiteti i Maltës (Maltë), Universiteti Katolik i Leuven-it (Belgjikë), Universiteti Haxhi Zeka (Kosovë), dhe Universiteti Tomas Bata në Zlin (Republika Çeke). Do të ketë punëtori pesë-ditore në çdo Universitet dhe secili Universitet do të përfaqësohet nga 9 studentë. Fillimi i projektit parashihet të fillojë në muajin shtator 2021 duke filluar nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.
Kriteret e pranimit:

  1. Të jetë student në vitin e fundit të një programi të studimit të biznesit (të ketë edhe një vit të mbetur për kompletim të studimeve)
  2. Të flasë anglisht në nivelin B1-B2 (Intermediate):
  3. Letra Motivuese (e cila është shumë e rëndësishme)
  4. Pasaporta e vlefshme
  5. Dëshmia e statusit të studentit nga njësia përkatëse

Aplikantët duhet të plotësojnë këtë formular aplikimi, shih formularin për aplikim

Aplikantët duhet të shkruajnë këtë format të letrës motivuese, shih formatin e letrës motivuese

Linku zyrtar i njoftimit për konkurs nga NAWA

Transparenca dhe barazia

Procesi do të jetë transparent dhe të gjithë ata që plotësojnë kriteret e mësipërme inkurajohen të aplikojnë. Kandidatët që kualifikohen për projektin do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme, të tilla si intervista në gjuhën angleze. Duhet të theksohet se të gjitha shpenzimet shoqëruese të gjithë pjesëmarrjes mbulohen nga projekti.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën: apliko.online@unhz.eu
Afati për aplikim është nga data 08.06.2021 deri me datën 18.06.2021.


OPEN CALL

For participation in the project “Competent student – experienced graduate: international workshops on key competencies for the labour market”.
University “Haxhi Zeka” in Peja is partner of International Project NAWA (Polish National Agency of Academic Exchange) with the University of Opole, Poland which is the Coordinator of the Project.

Aim of the Project:

The aim of the Project is to develop key competences for the labour market by means of students’ participation in international workshops, performance of practical tasks in a multicultural group, and participation in study visits to international companies. The idea is to bring together different countries, different cultures and different approaches to business.

Description of the Project:

In this Project are involved five (5) Universities: University of Opole (Poland), University of Malta (Malta), Catholic University of Leuven (Belgium), University Haxhi Zeka (Kosovo), Tomas Bata University in Zlin (Czech Republic). There will be five-day workshops at each University and each University will be represented by 9 students. The start of the project is foreseen to begin in September 2021 starting from University “Haxhi Zeka” in Peja.

Admission Criteria:

  1. To be in the last year student of a business study programme (to have last year of studies remained for completion)
  2. To speak English at B1-B2 level (Intermediate):
  3. Motivation letter (which is very important)
  4. Valid Passport
  5. Evidence of Student status from the respective unit
  6. Transparency and equality
    The process will be transparent and everyone who fulfils the above mentioned criteria is encouraged to apply. Candidates who qualify for the project will be subject to further procedures, such as interview in English language. It should be noted that all the accompanying expenses of the whole participation are covered by the project.
    Documents must be submitted in the electronic address: apliko.online@unhz.eu

Application date from 08.06.2021 to 18.06.2020.

Applicants must complete this application form

Applicants should write this cover letter format, see

Official competition announcement link from NAWA

Translate »