Njoftohen studentët e vitit të fundit të të gjitha njësive akademike dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë se Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me BPB Bank, më datën 23 shkurt 2022 duke filluar nga ora 14:00 në sallën E2 do të mbajnë sesion informues për prezantimin e programit BPB Junior.
Programi ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për periudhë 3-4 muaj.
Gjatë gjithë kohës në program, studentët do të kalojnë në një seri të moduleve të trajnimit, të cilat përqendrohen në aftësi të buta dhe profesionale që do të ndihmojnë të zhvillohen si punonjës të BPB-së dhe të krijonë një rrjet të madh të kolegëve, dhe më pas mundësi punësimi në BPB.
Broshura