fbpx
Rezultatet e provimit pranues ne afatin plotesues për vitin akademik 2015/2016

Rezultatet e provimit pranues ne afatin plotesues për vitin akademik 2015/2016

Rezultatet e provimit pranues ne afatin plotësues për  vitin akademik 2015/2016

Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 30% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.

Fakulteti i Biznesit

Administrim Biznesi – të rregullt

Administrim Biznesi – me korrespondencë

Kontabilitet dhe financa – të rregullt

Kontabilitet dhe financa – me korrespondencë

Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake – të rregullt

Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake – me korrespondencë

Fakulteti Juridik

Juridik i përgjithshëm – të rregullt

Juridik i përgjithshëm – me korrespondencë

Fakulteti MTHM

Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri – të rregullt

Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri – me korrespondencë

Menaxment në Turizem – gjuhë boshnjake – të rregullt

Menaxment në Turizem – gjuhë boshnjake – me korrespondencë

Fakulteti i Agrobiznesit

Teknologjia e Prodhimit Bimorë

Agromjedis dhe Agroekologji

Fakulteti i Arteve

Edukim i Përgjithshëm në Muzikë

Edukim në Muzikë

Edukim Artisitk në Instrumente Frymore

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.


Regjistrimi i kandidatëve të cilët kanë kaluar me sukses provimin pranues do të bëhet sipas
fakulteteve, sipas këtij orari:
– Fakulteti i Biznesit, me datë 28.09.2015, prej orës 1000 në objektet e Fakultetit të Biznesit
– Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, me datë 28.09.2015, prej orës 1000 në objektet e Fakultetit të Biznesit.
– Fakulteti Juridik, me datë 29.09.2015, prej orës 1000 në objektin e Fakultetit Juridik.
– Fakulteti i Agrobiznesit, me datë 29.09.2015, prej orës 1000 në objektin e Fakultetit Juridik.
– Fakulteti i Arteve , me datë 30.09.2015, prej orës 1000 në objektin e Fakultetit Juridik.
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
Kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses provimin pranues me rastin e regjistrimit të vitit akademik duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 €, për studime të rregullta, respektivisht 125 €, për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga faqja zyrtare e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, www.unhz.eu

Translate »