fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka”  dhe Universiteti Lucernit nënshkruan  marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti Lucernit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti Lucernit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Përfaqësuesi i UHZ-së, Msc. Fahri Shehu në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicer, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Lucernit – Institutin për Ekonominë e Turizmit (ITW-Institut für Tourismuswirtschaft der Hochschule Luzern-Wirtschaft) në Zvicër.
Gjatë takimit të mbajtur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Lucernit, ku prezent ishte Prof.Dr. Jürg Stettler, udhëheqës i Institutit për Ekonominë e Turizmit në Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Lucernit, Prof. Urs Wagenseil, dhe MSc. Fahri Shehu, u.d. drejtor i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në UHZ, është biseduar lidhur me bashkëpunimin në fushën e turizmit, respektivisht ndërmjet Fakultetit të MTHM-së dhe Institutit për Ekonominë e Turizmit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Lucernit.

Përfaqësuesit e Institutit për Ekonominë e Turizmit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Lucernit kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë me Universitetin “Haxhi Zeka”, si në fushën e shkëmbimit të stafit akademik, ashtu edhe në bartjen e njohurive të tyre në fushën e turizmit si dhe programeve të studimit dhe njohurive hulumtuese të ITW-së. Kurse përfaqësuesi i Univeristetit “Haxhi Zeka”, ka prezantuar të arriturat e Universitetit dhe ka falënderuar ITW-në për gatishmërinë e tyre rreth bashkëpunimit me UHZ-në.

Translate »