fbpx
Monitorimi i projektit “Rritja e Autonomisë Financiare dhe e Llogaridhënies te Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë” – FAITH

Monitorimi i projektit “Rritja e Autonomisë Financiare dhe e Llogaridhënies te Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë” – FAITH

Monitorimi i projektit “Rritja e Autonomisë Financiare dhe e Llogaridhënies te Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë” – FAITH

Në vazhdën e procesit të monitorimit të projekteve të TEMPUS-it, sot, përfaqësues të lart të ERASMUS+ vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Me ç’ rast për së afërmi u njoftuan me ecurinë e implementimit të projektit, vështirësitë dhe të arriturat deri më sot. Në grupin punues përveç menaxhmentit, ishin edhe zyra e financave, Wus Kosova dhe përfaqësues të Universitetit FH Campus të Vjenës.
Qëllimi i projektit është që korniza ligjore dhe praktikat në fuqizimin e institucioneve të Arsimit të Lartë të Kosovës, të rishikohet, aktualizohet dhe zhvillohet, në mënyrë që të arrihet autonomia financiare dhe llogaridhënia dhe, si e tillë, të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve humane dhe modernizimin e sektorit të IT-së. Projekti do të kontribuojë në arritjen e objektivave të Procesit të Bolonjës, Strategjisë së Kosovës për Arsim të Lartë 2005 – 2015, si dhe të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016. Ndërsa, objektivat specifike të projektit janë:
• Të rrisë vetëdijen te institucionet publike të Arsimit të Lartë të Kosovës rreth prioriteteve dhe obligimeve për realizim të autonomisë financiare dhe të llogaridhënies.
• Të zhvillojë udhëzuesit për organizimin e autonomisë financiare dhe llogaridhënies të i institucionet të larta publike.
• Të zhvillojë modulet e trajnimit dhe të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve humane për organizimin e autonomisë financiare dhe llogaridhënien;
• Të modernizojë sistemin e teknologjisë informative me qëllim të lehtësimit të implementimeve të autonomisë financiare dhe llogaridhënies.
Projekti financohet nga: Komisioni Evropian, TEMPUS Projektet
web faqja e projektit: www.tempus-faith.eu

Translate »